“Tornadot janë shtylla të dhunshme të ajrit, në shkallë të vogël, dhe ato tentojnë të arrijnë madhësinë deri në më tepër se 100 metra. Ato zhvillohen nga stuhitë, që krijohen në atmosferë. Prandaj, në vendet në gjithë botën, aty ku tornadot mund të zhvillohen, janë ato ku zhvillohen këto shtrëngata me shtëllunga të mëdha". "Për një stuhi që të zhvillohet kërkohet së paku një përzierje e ajrit të nxehtë e të lagësht me ajrin e ftohtë dhe të thatë, që bashkëveprojnë me njëri-tjetrin” kur brenda në shtëllungë fillon një rotacion i vogël, zakonisht ajo që shihet në bazën e shtëllungës,është paraqitja e një vorbulle të vogël. Sa më shumë që kjo vorbullë ajri, shkon kah niveli i tokës, zhvillohet stuhia. Në momentin kur ajo e prek tokën, zyrtarisht themi se është zhvilluar tornadoja Tornadot mund të ndodhin pothuajse gjithkund në botë, me përjashtim, me gjasë, të rajoneve polare. Amerika, siç duket, katër herë më tepër ka gjasë që të goditet nga tornadoja, se sa të gjitha vendet evropiane së bashku. Por, në një masë të vogël, disa pjesë të Britanisë, Belgjikës, Holandës, për shembull, kanë koncentrim më të madh të tornadove në krahasim me madhësinë e vendevePra, Shtetet e Bashkuara janë vendi më i rrezikuar në botë sa u për ketë tornadove. Thuhet se në këtë vend gjatë një viti ndodhin 1200 shtrëngata të tilla. Përse ndodhë kështu? “Veçanërisht ndërmjet Marsit dhe Gushtit, gjatë vitit, ne kemi ajër të nxehtë me lagështi, që vjen nga Gjiri i Meksikos, dhe ajër të ftohtë e të thatë, që vjen nga malet Rockey në Amerikën Veriperëndimore. Atëherë kur ato takohen, ne kemi atë që e quajmë Shtegu i Tornados, që është hapësira ku tornadot janë më tepër të prira të ndodhin në Shtetet e BashkuaraShkatërrimet e jashtëzakonshme në Oklahoma, ndodhën saktësisht dy vjet pasi një tornadoja e përfshiu qytetin Misuri, me ç’rast humbën jetën afro 160 vetë. Rrjedhimisht shtrohet pyetja se përse tornadot janë aq shkatërruese, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara? “Realisht aq sa e fortë është era aq e fuqishme është tornadoja. Për një tornado të shkallës së vogël, shpejtësia e erës mund të jetë deri në 130 kilometra në orë, por shpejtësia e erës mund të arrijë prej 320 e deri në 550 kilometra në orë, brenda një bërthame të vogël të vorbullës. Kjo erë është ajo që e bënë tornadon shkatërruese. Erërat e lehta mund t’i rrëzojnë drunjtë, i mbledhin mbeturinat dhe i lëvizin përreth". "Por, kur era e ka shpejtësinë 320 kilometra në orë, kjo mjafton për shkatërrim të plotë të ndërtesave dhe të strukturave. Madhësia, shkalla e shtëllungës së stuhisë dhe tornadot synojnë që në numër të jenë më të mëdha në Shtetet e Bashkuara” Gjëja e parë në të cilën ne dëshirojmë të shikojmë është në përgjithësi struktura e shkallës së madhe. Pra, a kemi ajër të nxehtë me lagështi që bashkëvepron me ajër të ftohtë e të thatë, që zhvillon shtrëngata? Nëse po, atëherë mund të parashihet zakonisht 24 orë më parë dhe mund të themi se tornadot, me gjasë, ndodhin brenda një rajoni të caktuar".
"Pastaj, përcillen pamjet në radarë, pamje të të reshurave, për të parë çfarë strukture mund të zhvillohet brenda në stuhi. Nëse shohim, një lloj të grepave të vogël të shtëllungës, ka gjasë që të zhvillohet tornadoja. Zakonisht, pas gjysmë ose një ore, jepet alarmi për tornado. Pra, kur të dëgjohen sirenat, atëherë njerëzit duhet të ndërmarrin aksione parandalueseSigurisht se ka më tepër tornado në këto kohë, në dekadën e fundit për shembull, se sa ne kemi pasur ndoshta para 50 vitesh. Është shumë vështirë që kjo të ndërlidhet me ndryshimet klimatike dhe është fakt se ne mbase do të shohim më tepër mot ekstrem pasi njerëzit tash kanë më tepër dije për atë se çka është tornadoja. Pra, mund të jetë një kombinim i ndryshimeve tona klimatike, por qëndron po ashtu edhe fakti se njerëzit po i vëzhgojnë tornadot më shpesh, se sa këtë e kemi bërë më parë
Tornadoja është erë e fortë , karakteristike për rrotullimin e reve në formë hinke. Fjala “ tornado" vjen nga gjuha spanjole apo portugeze që do të thot "rrotullim". Tornadaja formohet në tërë botën, ndërsa më së shpeshti përgjat bregdetit perëndimor amerikan.
Shtetet qendrore të SHBA-së si Ilinois, Indiana dhe Kentaki janë goditur nga tornado të fuqishme, të cilat kanë shkaktuar të paktën gjashtë viktima, dhjetëra të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale. Stuhitë kanë sjellë erëra me shpejtësi mbi 110 kilometra në orë, ndërsa në 10 shtete të ndryshme amerikane është vendosur gjendja e emergjencës. Sipas ekspertëve, nëntori është një ndër muajt më të qetë sa i përket tornadove dhe një mot i tillë është i pazakontë. Inxhinierët bërthamorë në Japoni kanë nisur punën për zhvendosjen e shufrave të uraniumit dhe plutonit nga centrali i Fukushimës. Operacioni i ndërlikuar shihet si i nevojshëm për të stabilizuar këtë impiant, që u godit nga tërmeti dhe cunami i vitit 2011, duke bërë që të rrjedhë radioaktivitet në zonë. Sipas mediave vendase, procesi i zhvendosjes së pajisjeve të rrezikshme do të zgjasë dy ditë. Shufrat e uraniumit dhe plutonit do të magazinohen në disa vaska më të sigurta, me sistem ftohjeje. Në Filipine vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit dhe të ndihmës, nga autoritetet vendase dhe staf ndërkombëtar. Tajfuni që goditi vendin e Azisë Juglindore ka lënë pasoja të rënda. Zyrtarisht, mbi katër mijë njerëz humbën jetën, por dyshohet se numri i viktimave është edhe më i lartë. Nga superstuhia janë prekur miliona banorë, ndërsa mungon furnizimi me ujë dhe energji elektrike, si dhe ekziston rreziku i përhapjes së epidemive.
Emrat e uragaeve Në Oqeanin Paqësor dhe Atalantik çdo vit shfaqen me dhjetëra uragane. Të gjithë uraganet, të vegjël apo të mëdhenj qofshin, mbajnë nga një emër të veçantë për të mbajtur më lehtë statistikat e të gjithë uraganeve. Nga vijnë emrat e këtyre uraganeve, disa prej të cilëve janë shumë të fortë dhe kanë shkaktuar qindra miliona dollarë dëme?
Emërtimi i uraganeve nuk është një zakon shumë i vjetër, transmeton Starti shkrimin. Në fund të shekullit të 19-të një meteorolog Australian filloi të emërtonte i pari uraganet me emra femrash. Duke përqafuar këtë mendim edhe Qendra kombëtare e uraganeve në Amerikë filloi të zbatonte të njëjtën metodë që nga viti 1953. Pas vitit 1979 është vendosur që krahas emrave të femrave të përdoren dhe emra meshkujsh. Qendra çdo vit krijon tablotë e emrave. Tabloja e përbërë nga 21 emra dhe 6 lista fillon nga shkronja A dhe shkon deri tek shkronja Z . Kjo listë përsëritet një here në 6 vjet. Por nëse një uragan ka shkaktuar shumë dëme dhe viktima menjëherë kthehet në “legjendë” duke u hequr nga lista e emrave për t’u ndërruar me një tjetër. P.sh një nga emrat e hequr nga lista në vitin 2005 ishte emri i uraganit “Katrina” i cili shkaktoi shumë dëme në zonën e New Orleans. 40 emra kanë dalë në pension që nga viti 1953. Të gjithë uraganet e marrin emrin sipas radhës. Pra emri në radhë përcakton emrin e uraganit që do të vijë më pas. Uragani “Sandy” i cili pritet të godasë SHBA radhitet në vendin e 18-të në listën e vitit 2012. Uraganet më pas do të quhen “Tony”, “Valerie” dhe “William”. Krahas kësaj një pjesë e madhe e njerëzve mendojnë se emrat e uraganeve përbëhen vetëm nga emra femrash. Dhe shkaku i kësaj është se uraganet më të forte kanë mbajtur emra të femrave. Në të vërtetë qendra ka përdorur në mënyrë të barabartë emrat e femrave dhe meshkujve duke filluar që nga viti 1979. Pra emërtimi i uraganeve më të fuqishëm me emra femrash është thjesht një rastësi.