SH.M.K “Niko Nestor” – Strugë 2013
2012-
Detyrë Projektuese
Lënda: Kirurgji me gjinekologji dhe
akusheri me kujdes
TEMA:
1
Kandidati : Mentor: Nevzat Yseini
Artisana Ajro IV-19 Mjeksi
Permbajtja Hyrje
/
Qëllimi
i
projektit............................................3 Cka
është
cikli
menstrual
…………………………….......4 Cikli Ovarial…………………………………………………4-5 Cikli Uterin ...........................................................6 Menstruacioni Normal ............................................7-8 Treguesit
e
Ovulacionit ......................................8 Hormonet ovariale..............................................9-10 Crregullimet Menstruale ………………………..10-11 2
Shërimet e crregullimeve menstruale……………..12 Menopauza .......................................................1 3 Fazat
e
Menopauzes............................................14 Fotografitë………………………………………….15-16-17 Literatura Përfundimi ..........................................18
/
Hyrje... Në lidhje me këtë temë sqarohen : •
Njohja me fiziologjinë e organeve endokrine (boshti hipotalamus-hipofizë-ovare)
•
Mekanizmi i Ciklit Menstrual dhe Crregullimet e tij
•
Trajtimi i problematikës klinike të sëmundjeve dhe çrregullimeve hormonale si dhe për vendosjen e diagnozës klinke dhe trajtimin terapeutik dhe kirurgjik
Disa nga simptomat më të shpeshta: Dhimbje shpine, dhimbje në pjesët e brendëshme të "kofshëve", axhitim i të vjellave, diarre, kapsllëk, dhimbje koke, rritje e dëshirës për kontakt seksual. Humbja e gjakut do të thotë oksigjenim më të pakët të qelizave të trupit, dmth lodhje më të madhe se zakonisht për të njëjtën punë. Patjetër ato ditë duhet të hash më shumë se zakonisht. Mirë është të: 1.Marrësh hekur nga farmacia; 2.Hash ushqime që përmbajnë shumë hekur-si p.sh.mish të kuq; 3.Pish një gotë portokall të shtrydhur; 4.Hash perime ngjyrë jeshile; 5.Të mos hash në të njëjtin vakt një ushqim të pasur me hekur. 3
Qëllimi i Projektit Cikli Menstrual-është dëshmia më e mirë e funksionimit të sistemit hipotalamushipofizë-ovare që përcillet me ndryshime strukturale dhe funksionale në organe ku ajo vepron: mitër, vaginë, gjinj. Qëllimi kryesor i cdo cikli menstrual është prodhimi i qelizës vezë e cila duhet të mbarësohet dhe ndryshimet në endometrium ku duhet të vendoset veza e mbarësuar. Arsyeja pse zgjodha këtë temë është që të dijmë sa më shumë rreth ciklit menstrual, rreth metodave me të cilat mund ti largojme dhimjet gjat periudhes se tij, disa prej të cilave janë : Me një qese(apo shishe) me ujë të ngrohtë mund të lehtësosh dhimbjet e barkut, është e këshilluar të përdorësh veshje të rehatshme, çokollata stimulon prodhimin e serotoninës, frutat e thata mund të dhurojnë një efekt qetësues natyral, të vendosësh diçka të ftohtë tek sytë lehtëson dhimbjen e kokës e ardhur nga menstruacionet.
Cka është Cikli Menstual Sistemi riprodhues femëror, në ndryshim nga ai mashkullor, paraqet ndryshime ciklike të rregullta, të cilat mund të shihen përgatitje periodike për fertilizimin dhe shtatzaninë. Në qeniet humane cikli menstrual është mujor dhe karakteristika e tij më e dukshme është gjakderdhja vaginale periodike e cila shoqërohet me rënien e mukozës uterine (menstruacioni). Gjatësia e ciklit është shumë e variueshme te gratë, por një formë normale është ajo prej 28 ditësh nga fillimi i një periode menstruale deri në fillimin e periodës pasardhëse. Zakonisht, ditët e ciklit identifikohen me numra, duke filluar nga dita e parë e menstruacioneve. Cikli menstrual zhvillohet në dy faza dhe atë:
Faza ovariale (vezore) Faza uterine (në miter)
Cikli Ovarial 4
Qysh nga lindja, ekzistojnë shumë folikuj primoidalë nën kapsulën ovariale. Secili prej tyre përmban një ovocit të papjekur. Në fillim të cdo cikli, disa prej këtyre folikujve zgjerohen, dhe formohet një kavitet përrreth ovocitit (formimi i antrumit). Ky kavitet është i mbushur me likuid folikular. Në qeniet humane një nga folikujt e njërës vezore fillon të rritet shpejt rreth ditës së gjashtë dhe shëndrrohet në folikul dominant, ndërsa të tjerët mbeten, duke formuar kështu folikujt atretikë. Procesi i atrofizimit përfshin apoptozën. Është e panjohur mënyra se si një folikul përzgjidhet për t’u bërë folikul dominant në këtë fazë folikulare të ciklit menstrual, por kjo duket të jetë e lidhur me aftësinë e folikulit sekretuar estrogjenë në brendësi të tij, cka nevojitet për maturimin përfundimtar. Kur grave ju jepen preparate të tillë, si gonadotropinat pituitare shumë të purifikuara në formë ineksionesh, zhvillohen shumë folikuj njëherësh. Qelizat e theca interna të folikulit janë burimi fillestar i estrogjenëve qarkullues. Megjithatë, fluidi folikular ka përmbajtje të lartë estrogjeni, dhe një pjesë e mirë e këtij estrogjeni vjen nga qelizat granuloze. Rreth ditës së 14 të ciklit, folikuli i tensionuar rupturohet, dhe ovociti ekspulsohet në kavitetin abdominal. Ky është procesi i ovulacionit. Ovoctiti kapet nga fundi me fimbrie të tubave uterinë (oviduktet). Ai transportohet në utreus dhe, po të mos ndodh fertilizimi, ai flaket jashtë nëpërmjet vaginës. Folikuli që rupturohet në kohën e ovulacionit mbushet me gjak dhe formon atë që disa herë quhet corpus hemorrhagicum. Një sasi minimale gjaku folikuli në kavitetin abdominal mund të shkaktoj irritim peritoneal, të shprehur me dhimbje të lehta të fundit të barkut. Qelizat granulare e thekale të folikulit që shtresëzohen, shpejt fillojnë të proliferojnë, dhe gjaku I koaguluar zëvendësohet me qeliza luteale të pasura në lipide e me ngjyrë të verdhë, duke formuar corpus luteum. Kjo shënon fillimin e fazës luteale të ciklit menstrual, gjatë së cilës qelizat luteale sekretojn estrogjen dhe progestgeron. Nëse shfaqet shtatzania, corpus luteum persiston dhe zakonisht nuk ka më perioda deri pas lindjes. Nëse nuk ka shtatëzani, corpus luteum fillon të degjeneroj rreth katër ditë para menseve pasuese (dita e 24-t e ciklit) dhe zëvendësohet eventualisht nga ind dhjamor duke formuar corpus albicans. Cikli ovarian është i ngjashëm në mamiferet e tjera, përvec faktik që në shumë specie ovulojnë më shumë se një folikul dhe si rregull ka barra multiple. Copus luteum foromhet në disa specie submamare por jo në të tjera. Te njeriu, nuk formohen ovocitet të rinj pas lindjes. Gjatë zhvillimit fetal, vezoret përmbajn më shumë se 7-milion folikuj primoidal. Sidoqoftë, shumë prej tyre pësojnë atrezi (involicion) para lindjes dhe të tjerë humbasin pas lindjes. Në kohën e lindjes ka rreth 2-milion ovocite por 50% janë atretikë. Ato që janë normal ndjekin pjesën e parë 5
të ndarjes së parë mejotike rreth kësaj periode dhe hyjnë ne një stad arresti në profazë, në të cilën ata që mbijetojnë persistojnë deri në moshën adulte. Atreiza vazhdon gjatë zhvillimit, dhe numri i ovociteve në të dy ovaret në kohën e pubertetit është më pak se 300-mijë. Vetëm një nga këto ovocite për cikël (ose afërsisht 500 gjatë gjithë jetës riprodhuese normale) arrijn maturimin, pjesa tjetër degjeneron. Pikërisht përpara ovulacionit plotësohet ndarja e parë mejotike. Njëra nga qelizat bija, ovocitet sekondare, merr shumicën e citoplazmës, ndërkoh që tjetra, e ashtuquajtura trupëza e parë polare, fragmentohet dhe zhduket. Ovociti sekondar fillon menjëherë ndarjen e dytë mejotike, por kjo ndarje ndal në metafazë dhe plotësohet vetëm kur një spermatozoid penetron ovocitin. Ndërkohë, trupëza e dytë polare paloset dhe ovociti i fekonduar procedon për të formuar një individ të ri. Ndalesa në metafazë i dedikohet, të paktën në disa specie formimit të ovocitit të proteinës pp39mos, e cila është koduar nga pro-onkogjeni c-mos. Kur ndodh fertilizimi, proteina pp39mos shkatërrohet brenda 30 minutash nga calpani , një cistinë proteazë kalcium-dependente.
Cikli Uterin Në fund të menstruacioneve, të gjitha shtresat e endometrit, përvec asaj të thellë kanë rënë. Nën influencën e estrogjenëve prej folikulit në zhvillim, endometri rritet shpejt në trashësi nga dita e pestë të ciklit menstrual deri në të katërmbëdhjetën. Ndërsa trashësia rritet, gjëndrat uterine tërhiqen së jashtmi dhe kështu ato zgjaten dhe sekretojnë në sasi të vogël. Këto ndryshime endometriale quhen proliferative dhe kjo pjesë e ciklit menstrual është quajtur shpesh faza proliferative. Eshtë quajtur gjithashtu si faza preovulatore apo folikulare e ciklit. Pas ovulacionit, endometri bëhet më tepër i vaskularizuar dhe lehtësisht edematizon nën influencën e estrogjenit dhe progesteronit prej corpus luteum. Gjëndrat bëhen edhe më të përdredhura e tortuoze dhe fillojnë të sekretojnë një likuid transparent. Për pasojë, kjo fazë e ciklit është quajtur faza sekretore ose faza luteale. Më vonë në fazën luteale, endometri, sikurse gjëndra pituitare anteriore, prodhon prolaktin, por funksioni i kësaj prolaktine endometriale është ende i panjohur. Endometri furnizohet nga dy lloj arteriesh. 2/3 e shtresës sipërfaqësore endometriale që bien gjatë menseve, shtresa funksionale furnizohet nga arteriet spirale të gjata e të 6
përdredhura, ndërsa shtresa e thellë e cila nuk rrëzohet, shtresa bazale furnizohet nga arteriet bazilare, të shkurtra e të drejta. Kur corpus luteum regredon, bie i hormonl për endometrin. Ai bëhet më i hollë, c’ka shton përdredhjen e arterieve spirale. Në endometër shfaqen vatra nekroze dhe këto kolabohen. Në vazhdim ka spazmë dhe më tej nekrozë të mureve të arterieve spirale, duke cuar në hemorragji në fillim me pika, e cila shtohet gradualisht dhe prodhon fluksin menstrual. Vazospazma ndodh probablisht nga clirimi i prostaglandinave lokale. Gjenden sasi më të mëdha prostaglandinash në endometrin sekretor dhe në gjakun menstrual, dhe infuzioni i PGF-2a shkakton nekrozë endometriale dhe gjakderdhje. Një teori e shpërthimit të menseve thotë se në qelizat endometriale nekrotike qahet membrana lizozomalw dhe clirohen enzimat që strimulojnë formimin e prostaglandinave prej fosfolipideve të qelizave. Nga pikpamja e funksionit endometrial, faza proliferative e ciklit menstrual paraqet restaurimin e epiteliumit prej menstruacionit të kaluar dhe faza sektore paraqet përgatitjen e uterusit për inplantimin e ovocitit të fertilizuar. Gjatësia e fazës sekretore është mjaft konstante, rreth 14 ditë dhe variacionet e vërejtura në gjatësinë e ciklit menstrual i dedikohen, në shumicën e rasteve, variacioneve të fazës proliferative. Kur nuk ndodh fertilizimi gjatë fazës sekretore, endometri bie dhe fillon një cikël i ri.
Mensturacioni normal Gjaku menstrual ështëkryesisht arterial, me vetëm 25% origjinë venoze. Ai përmban mbeturina indesh, prostaglandina dhe sasi relativisht të mëdha fibrolizine nga indi endometrial. Fibrolizina shkrin koagulat, kështu që gjaku menstrual normalisht nuk përmban koagula vetëm nëse fluksi është i shtuar. Kohëzgjatja e zakonshme e fluksit menstrual është 3-5 ditë, por mund të vërehen edhe flukse njëditore apo 8-ditore në gra normale. Sasia e gjakut të humbur mund të variojë nga spoting i lehtë deri në 80ml, sasia mesatare e humbur është 30ml. Humbja mbi 80ml nuk është normale. Por sasia e gjakut të humbur mund të ndikohet nga faktorë të ndryshëm, përfshirë trashësinë endometriale, terapinë dhe sëmundjet që ndikojnë në mekanizmin e koagilimit. Pas menstruacioneve rigjenerohet një endometër i ri nga shtresa basale. 7
Ciklet anovulatorë Në disa rrethana ovulacioni nuk ndodh gjatë ciklit menstrual. Cikle të tillë anovulatorë janë të zakonshëm për 12-18 muajt e parë pas menarkës dhe përsëri para fillimit të menopauzës. Kur nuk ndodh ovulacioni, nuk formohet corpus luteum dhe mungojnë efektet e progesteronit mbi endometrin. Estrogjenët vazhdojnë të shkaktojnë rritjendhe endometri proliferativ bëhet mjaft i trashë dhe bie e fillon të cikatrizohet. Koha që duhet për shfaqjen e hemorregjisë varion, por zakonisht ajo shfaqet në më pak se 28 ditë nga menstruacioni i fundit. Fluksi është gjithashtu variabël dhe varion nga i paktë deri në relativisht të bollshëm.
Ndryshimet ciklike në kolum uteri Megjithëse është në vazhdimësi të trupit të uterusit, qafa e mitrës është e ndryshme në mjaft drejtime. Mukoza e qafës uterine nuk pëson deskuamacione ciklike, por ka ndryshime të rregullta në mukusin cervical. Estrogjenët e bëjnë mukusin më të hollë dhe më alkalin, ndyshime këto që favorizojnë mbijetesën dhe tranportimin e sperms. Ndërsa progesteroni e bën atë të trashë. Mukusi është më i hollë në kohën e ovulacionit, dhe elasticiteti i tij rritet, kështu që në mes të ciklit, një pikë mund të zgjatet në formën e një filli të gjatë e të hollë, me një gjatësi 812cm apo edhe më shumë. Në vazhdim, nëse një shtresë e hollë shtrihet mbi një lame, kur thahet ajo ka pamjen e gjethes së fierit. Pas ovulacionit dhe gjatë shtatzënësisë mukusi cervikal bëhet i trashë dhe nuk merr më pamjen e gjethes së fierit.
Ndryshimet ciklike në gjinjtë Megjithëse laktacioni normalisht nuk ndodh deri në fundë të shtatzënisë, ekzistojnë ndryshime ciklike në gjendrat mamare gjatë ciklit menstrual. Estrogjenët shkaktojnë proliferimin e duktuseve mamarë, kurse progesteroni shkakton rritjen e lobuleve dhe të alveoleve. Enjtja e gjinjve, tendosja dhe dhimbja e përjetuar nga shumë gra gjatë 10 ditëve para menseve, i dedikohen probabilisht fryrjes së duktuseve, hiperemisë dhe edemës së indeve intersticialë të gjinjve. Të gjithë këto ndyshime së bashku me simtomat regredojnë gjatë menstruacioneve. 8
Treguesit e ovulacionit Në praktikën klinike është shpesh e rëndësishme të njihet nëse ka ndodhur ovulacioni apo jo dhe se kur ka ndodhur gjatë ciklit. Gjetja e një modeli sekretor në biopsinë endometriale tregon se është prezent një corpus luteum funksional. Më pak real është fakti që gjetja e qelizave të mukusit cervikal që nuk marrin pamjen e gjethes së fierit, në një grua e cila ka mense të rregullta, të jetë evidencë e së njëjtës gjë si më lart. Një tregues i përshtatshëm dhe i arsyeshëm për kohën e ovulacionit është ndryshimi-zakonisht rritje- i temperaturës bazale trupore. Gratë e interesuara për matjen e temperaturës dhe plotësimin e një tabele përkatëse duhet të përdorin një termometër me gradacione të gjëra dhe ta matin temperaturën e tyre (orale dhe rektale) në mëngjes para se të ngrihen nga shtrati. Shkaku i ndryshimit të temperaturës në kohën e ovulacionit është probabilisht rritja e sektretimit të progesteronit, pssi ai njihet të jetë termogjen. Ovulacioni normalisht ndodh 36-38 orëpas fillimit të kurbës së LH në mes të ciklit. Ovociti rron afërsisht 72 orë pasi është ekspulsuar nga folikuli, por ai është i fertilizueshëm për një kohë mjaft më të shkurtër se kaq. Disa spermatozoidë mund të mbijetojnë në traktin gjenital femëror dhe të sjellin fertilizimin për mbi 120 orë para ovulacionit, por perioda më fertile është saktësisht ajo e 40 orëve para ovulacionit. Sidoqoftë, për të interesuarit e “metodës ritmike“ të kontacepsionit, duhet theksuar se ka raste të rralla por të dokumentuara në literaturë, të barrave që rezultojnë nga koituse të izoluar në cdo ditë të ciklit.
Hormonet ovariale Hormonet janë substanca që prodhohen në gjëndrat endokrine dhe pastaj me anë të qarkullimit të gjakut transportohen deri në vendin e veprimit (komunikimi endokrin). Për zhvillimin normal të ciklit menstrual duhet të koordionohen veprimet hormonale në tri nivele: 9
Hipotalamus – hipofizë
Ovare – ku vjen deri te pjekja e vezoreve- gametogeneza dhe prodhimi i hormoneve seksuale
Mitra- si organ ku këto veprojnë
Hipotalamusi Hipotalamusi është pjesë e dijencefalonit e vendosur mbi kryqëzimin e nervit optik. Mbaresat nervore të cilat prodhojnë hormonin GnRH mbarojnë në eminencija mediana prej ku GnRH kalon në gjakun portal që bashkon hipotalamusin me adenohipifizën. Në hipotalamus gjenden receptorët për estrogjene, progresteron, androgjene dhe glikokortikoide. Hipotalamusi kontrollon adenohipofizën me lirimin apo inhibimin e hormoneve.
Hormonet e hipotalamusit janë: o Gonadotropine releasing hormone GnRH, o Faktori porlaktin inhibues PIF o Tireotropin releasing hormone TRH o Kortikotropin releasing hormone CRH o Hormoni i rritjes releasing hormone GHRH o Somatostatin dhe o Urokortin Cikli normal menstrual varet nga hormone GnRH I cili stimulon lirimin e FSH dhe LH në adenohipofizë. Në hipotalamus dhe hipofizë gjenden receptorët për hormonet steroide të ovareve (estrogjen, progesteron, androgjen) të cilat me ndikimin direkt në hipotalamus dhe hipofizë ndikojnë në prodhimin e FSH dhe LH me të cilën realizohet ndikimi në veprimin e ciklit menstrual.
10
Crregullimet Menstruale Çdo ndryshim i skemës normale te menstruacioneve tek një femër quhet çrregullim menstrual.
Çfarë janë çrregullimet menstruale? Amenorreja është mungesa e menstruacioneve. Dallojmë amenorrenë primare, atëherë kur fare nuk është paraqitur,dhe sekondare, kur menstruacionet në fillim kanë qenë të rregullta por më vonë janë çrregulluar apo kanë munguar fare. Amenorreja konsiderohet atëherë kur menstruacionet nuk paraqiten së paku 3 cikle. Femrën te e cila menstruacionet nuk janë paraqitur deri në moshën 16 vjeçare duhet dërguar te mjeku si dyshim në amenorrenë primare Ciklet e rralla dhe jo të rregullta (oligomenorreja) janë mjaftë të shpeshta në pubertetin e hershëm dhe nuk janë për tu shqetësuar. Poashtu, gjakderdhja është e ndryshme, dikush gjakderdhë më pak e dikush më shumë. Ndonjëherë gjakderdhja mund të mungoj fare, gjersa në muajin e ardhshëm të jetë më e madhe, që me siguri është pasojë e mungesës së ovulimit në ciklin paraprak. Brengosëse është nëse ciklet zgjasin më pak se 21 ditë, dhe gjakderdhjet më gjatë se 8-10 ditë ose, ciklet dukshëm ndryshojnë gjatë disa muajve. Këto raste tregojnë një problem me ovulimin. Menorragjitë (gjakderdhjet e shumta). Gjakderdhjet e mëdha ose menoragjitë paraqiten te 9% deri 14% te të gjitha femrat dhe mund të jetë pasojë e shumë problemeve. Dismenorea (ngërçet e forta menstruale). Te të gjitha femrat gjatë gjakderdhjes paraqiten kontrakcionet (ngërçet) e mitrës, por te disa mund të jenë më intensive dhe më të shpeshta. Në ato raste flasim për dismenorenë (menstruacionet e dhimbshme). Cilët janë shkaktarët e menstruacioneve të çrregullta? Shkaktarët e amenorresë (mungesa e menstruacioneve). Te adoleshentet nevojitet një kohë që ovulacioni të stabilizohet, e ndonjëherë gjakderdhjet edhe ndalen për disa muaj. Çdo herë që 11
menstruacionet mungojnë, duhet vërtetuar a bëhet fjalë për shtatzëni apo jo, edhe pse secila situatë me stres, madje edhe brenga për shtatzëni, mund të ndikoj në mungesën e gjakderdhjes. Ushtrimet e tepërta dhe ndryshimi i peshës trupore. Besohet se ushtrimet trupore të tepërta (psh., vrapimi për 20 orë gjatë javës disa muaj) ndikon në zvogëlimin e hormoneve seksuale dhe si pasoj çrregullimi i menstruacioneve. Poashtu pesha e madhe trupore ndërlidhet me këto çrregullime, pasi që dihet se një sasi e estrogjenit prodhohet edhe në indin dhjamor dhe kjo mund të ndikon në ciklin menstrual. Sindromi i vezoreve policistike. Ky sindrom paraqitet të 6% e femrave dhe është rezultat i asaj që vezoret formojnë sasi të mëdha të androgjenëve (hormoneve mashkullore) sidomos testosteronit. Formimi i rritur i androgjenëve sjellë deri te koncentrimi i lartë i HL (hormonit luteinizues) dhe koncentrim të zvogluar HFS (hormonit folikulostimulues), prandaj folikulet nuk mund të prodhojnë vezë të pjekur. Kur folikulet nuk mund të prodhojnë veze, ato fryhen me lëng dhe shndërrohen në ciste. Koncentrimi i rritur i prolaktinës:Hormonin prolaktin e prodhon hipofiza e cila stimulon prodhimin e qumështit të nënës. Koncentrimet e larta të prolaktinës te femrat që nuk janë shtatzëne mund të inhibojë ovulimin dhe në këtë mënyrë të shkaktoj amenorrenë. Disa barëra, duke përfshirë edhe mjetet orale kontraceptive (tabletat) dhe disa antipsikotik, mund ta risin koncentrimin e prolaktinës. Shkaktarët tjerë: Terapia e karcinomës mund t’i shkatërrojë folikulet dhe çrregullon funksionin e vezoreve. Sindromi Turner është çrregullim i rrallë gjenetik te i cili mungon kromozomi x, prandaj nuk zhvillohen vezoret funksionale. Problemet me gjëndrën tiroide, qoftë si pasojë e prodhimit të rritur (hipertiroidizmi) apo të zvogëluar (hipotiroidizmi) mund ta ndërprejnë ciklin.Sinroma Cushing (çrregullim i gjëndrës mbiveshkore), poashtu mund të shkakton amenorrenë.
12
Shërimi i çrregullimeve menstruale (vetëndihma + mjeku i praksës së përgjithshme) Dieta: Rregullat e përgjithshme të ushqimit të shëndosh vlejnë për të gjithë, duke përfshirë pemët e freskëta dhe perimet dhe duke i ikur ushqimit jo të shëndosh (junk food). Disa ndryshime në ushqim 14 ditë para gjakderdhjes mund tu ndihmojnë femrave me probleme nga dhimbjet menstruale. Te disa femra ndihmon evitimi i mishit të kuq dhe prodhimeve qumështore, kofeinës dhe alkoolit. Disa studime vërtetojnë se marrja e vitaminës B1 (tiaminës) ndikon në zvogëlimin e dhimbjeve menstruale. Aktiviteti fizik:Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit. Preferohet që aktiviteti fizik të mos jetë shumë energjik. Preparatet bimore: Preparatet në bazë bimore dhe çajet e ndryshme janë treguar efikas në zbutjen, madje edhe zhdukjen e simptomave të ndryshme gjatë ciklit menstrual. Çaji i kamomilit, majdanozit, mentës, janë treguar shumë efikas.
Cilat barna përdoren gjatë çrregullimeve menstruale? Analgjetikët e zakonshëm: Josteroidet antiinflamator (NSAID). Josteroidet antiinflamator (NSAID) bllokojnë prostaglandinet (substancat qe rrisin kontrakcionet e mitrës). Posaçërisht janë efikas në zvogëlimin e gjakderdhjeve të mëdha dhe ngërçeve. Acidi acetilsalicinik është preparat antiinflamator që përdoret më së shpeshti por, janë edhe disa të tjerë, si (diklofeni, ketoprofeni, ibuprofeni) që jepen me recetë apo pa të. Paracetamoli zvogëlon nivelin e gonadotropinës dhe i estradiolit (lloj i estrogjenit) me çka mund të ndikohet në çrregullime menstruale.
13
Në terapinë e çrregullimeve menstruale përdoret edhe terapia hormonale (mjetet kontraceptive orale, progesteroni etj.
MENOPAUZA - Menopauza është ndalimi i menstruacioneve fillon zakonisht në moshën 45-55 vjeç.Ka raste të rralla që fillon dhe më shpejt.Në fazën e menopauzës vezoret gati ndalojnë prodhimin e hormoneve: progesteron dhe estrogjen.Gjithashtu dhe nivelet e testosteroneve ulen. Disa simptoma të menopauzës janë: djersitje natën, papritur të kesh vapë ose ftohtë, menstruacione të parregullta, humbje e hormonit libido(hormoni i seksit), ndryshime në humor dhe gjendje shpirtërore, lot të papritur, lodhje, çrregullime gjumi, rrallim i flokëve dhe rritje të qimeve të fytyrës, humbje memorie, rritje në peshë, vështirësi në përqendrim, depresion, ankth, dhimbje koke, dhimbje trupi, kruajtje lëkure etj. Pikërisht për të rralluar këto lloj simptomash, shumë femra rekomandohen të bëjnë terapi hormonesh. MOSHA: Mes moshës 45 dhe 50-vjeçare në vezore piqet një numër i vogël i vezëve, kështu që ato tajisin gjithnjë më pak hormone femërore.Pak nga pak ovulacionet rrallohen, kurse menstruacionet ndërpriten - fillon menopauza. Konsiderohet si gjë normale nëse mbarimi i kohës së frytnimit fillon ndërmjet moshës 45 dhe 55-vjeçare, ndërsa nëse gjakderdhja menstruale ndërpritet para moshës 45vjeçare, kemi të bëjmë me menopauzën. Kjo ndodh për shumë arsye: për shkak të problemeve të trashëgimisë, të problemeve me organin riprodhues, për shkak të kushteve të këqija të jetesës. Pastaj, është dëshmuar se pirja e duhanit e bllokon para kohe punën e vezoreve. Ndodh që në kohën ndërmjet moshës 40 dhe 45-vjeçare cikli menstrual papritmas të bëhet i parregullt, kurse gjakderdhja të jetë më e gjatë dhe më e madhe. Në moshën që i paraprin menopauzës, vezoret tajisin më shumë estrogjen sesa ka nevojë, madje jo vetëm gjatë kohës së gjysmës së parë të ciklit(gjë që është normale), porse edhe në gjysmën e dytë. Në këtë mënyrë mukoza e anit është në mënyrë të pabarabartë, prandaj për këtë shkak gjakderdhja është më e gjatë dhe më e madhe. Kur ndodh të ketë gjakderdhje tepër të madhe dhe të gjatë, është gjë e domosdoshme të hiqet endometria. Gjatë kohës së menopauzës shtrohet si nevojë më e domosdoshme se kurdoherë më parë të bëhen disa analiza.Vizita gjinekologjike dhe pap-testi, kontrolli i gjinjve në ultrazë dhe analiza e gjakut janë të domosdoshme. Menstruacionet vijnë më herët ose më vonë, zhduken gjatë disa muajve dhe shfaqen papritmas, janë shumë më të mëdha ose më të shkurtra se përpara. Kur menstruacionet nuk shfaqen disa muaj me radhë çdo femër duhet të jetë e sigurt se gjendet në menopauzë. Megjithatë, kjo gjë mund të dihet me siguri vetëm me anë të analizës së statusit hormonal. Edhe pse pjellshmëria zvogëlohet pas moshës 45-vjeçare gjatë kohës së 14
menstruacioneve të parregullta mund të ndodh femra të mbetet shtatzënë. Më së miri është të evitohet me anë të hapave me dozë të vogël të hormoneve. Nuk rekomandohet të përdoret spiralja, sepse mund të nisë parregullsi më të madhe të menstruacioneve.Simptomat e menopauzës shkaktohen nga ndryshimet e nivelit të estrogjenit dhe progesteronit.
Faza para-menopauzale: Gjatë kësaj faze prodhimi i një sërë hormonesh që kanë të bëjnë me riprodhimin,përfshirë këtu estrogjenin,progesteronin dhe testosteronin pakësohet dhe çrregullohet,ndonjëherë edhe me ngritje të vrullshme dhe të paparashikueshme nivelesh. Gjatë kësaj kohe bie pjellshmëria.Një prej shenjave më të dukshme që femrat provojnë në këtë fazë janë afshe të papritura nxehtësie, që shkaktohen nga luhatjet hormonale. Ndryshimet e papritura të humorit, pagjumësi, lodhje, probleme me kujtesën dhe një sërë simptomash të tjera ndonjëherë nuk kanë lidhje me çrregullimin hormonal të kësaj faze.
Faza pas-menopauzale: Është faza që përfshin gjithë periudhën pas përfundimit të pakthyeshëm të prodhimit të hormoneve të pjellorisë dhe bashkë me to,edhe të largimit të ndikimit të tyre në mbarë organizmin.Niveli i hormoneve vazhdon të bjerë gjatë kësaj faze derisa zhduket përfundimisht.Është e rëndësishme që të theksojmë se jo që të gjitha gratë përjetojnë të njëjtin nivel simptomash,por edhe tek ato gra që simptomat janë gati të pandjeshme,nuk mund të thuhet se janë të ngjashme me ato të grave të tjera,pasi janë të ndryshme sipas njeriut.Tharja e lëkurës dhe “mpirja vaginale” mund të vijnë si pasojë e rënies së niveleve të estrogjenit,kurse afshet e nxehta dhe ndryshimet e papritura të humorit ndodhin për shkak të vrullit të menjëhershëm të prodhimit hormonal.Këto simptoma zakonisht zhduken ose qetësohen në fazën pas-menopauzale.Si femrat që bëjnë trajtim për zëvendësimin hormonal,ashtu edhe atë që nuk ndjekin trajtime të tilla,spikasin mungesë fuqie dhe shpesh dhimbje trupi.Ndër simptomat e tjera janë raportuar njolla të kuqe në lëkurë,rrahje të shpeshta zemre,depresion,ankth,irritim ,probleme me kujtesën,mungesë përqendrimi,tharje të vaginës apo urinim të shpeshtë.Pjesa më e madhe e femrave kanë edhe çrregullime të vazhdueshme dhe përherë e më të shpeshta të ciklit menstrual.Zakonisht koha mes një cikli dhe tjetrit bëhet e paparashikueshme,më e gjatë ose më e shkurtër se normalja dhe vetë fluksi mund të jetë herë më i madh e herë më i vogël se normalisht, madje duke u zgjatur edhe më shumë se ditët e zakonshme.Në fazat fillestare të menopauzës njihen edhe cikle që zgjasin nga dy javë.Numri i cikleve të munguara rritet me afrimin e periudhës së fundit të menopauzës,por edhe pse 15
menopauza quhet e arritur pas një mungese të plotë 12 mujore,një mungesë prej 6 muajsh duhet konsultuar me një mjek.
Sistemi i ri riprodhues Fig.1
16
Fig.2-Ditët e ciklit menstrual
17
Fig 3- Menstruacioni normal
Fig 4- Organet Reproduktive të femrës
18
Fig.5-Faqet e përbashkëta për rritje të endometriumit në të kuqe
19
Fig.6 -Menopauza
LITERATURA:
1. http://www.mjeku24.com 2. http://www.tiranachat.net 3. Bales G.W Precocious Puberty. Manual of clinical problems Gynecology 1990 4. Reneteria S.C La consultation de Gynecologie chez Hyg. 1996; 54; 135230 20
5. Brook C.D.G Precocious puberty, clinical endocrinology
Përfundimi ... -Si përfundim shpresoj që femrat të kenë sa më pak dhimbje gjat menstruacjoneve dhe tu përmbahen të gjitha këshillave mjeksore. Gjithashtu të bejnë vizita të her pas hershme mjeksore që të dimë mbi gjendjen tonë, të kryejmë sa më shumë ushtrime dhe aktivitete fizike dhe tu permbahemi dietave perkatëse. Kujdesuni për veten nëse deshironi të keni një trup të mirë, të bukur dhe të shëndoshë. Merrni qetësues mjekësorë, vlerësoni marrjen e magnezit, mos harroni vajin e peshkut, merrni vitaminën E si mjet parandalues, komunikoni me mjekun tuaj, bëni një kontroll të përgjithshëm, ndoshta dhimbjet tuaja mund të shkaktohen nga ndonjë gjendje tjetër mjekësore, e cila duhet të trajtohet.
21