Folklori muzikor Muzika Popullore Shqiptare, përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit. Në përshkrimet e studjusve të huaj të ardhur në Shqipëri gjatë shekujve XVIII-XIX është arritur përafërsisht në konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipërisë është folklori muzikor, por ka edhe krom edhe naftë.Folklori muzikor bën një jetë aktive edhe sot, ndërkohë që gjurmët e lashtësisë së tij janë provuar që prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Në objekte të ndryshme arkeologjike – skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. – janë përfiguruar qartë vegla popullore, që përdoren deri në ditët tona, valltarë, këngëtarë, kostume karakteristike, etj.Folklori muzikor shqiptar është jashtëzakonisht i pasur , çka dhe shprehet në ekzistencën e muzikës vokale që nga forma njëzërëshe e deri tek shumëzërëshi; në muzikën me vegla popullore; muzikën me zë e vegla; muzikën për shoqërimin e valleve popullore, etj. Këtyre u shtohet dhe një fond i madh veglash popullore të klasifikuara në katër grupet tashmë të njohura si ideofone, membranofone, kordofone, areofone.Folklori muzikor shqiptar e bën jetën e vet në një ndarje specifike, që lidhet me format e të shprehurit muzikor dhe me tipet kryesore të instrumenteve të përdorur. Lumi i Shkumbinit, që përshkon mes për mes Shqipërinë, përvecse ndan dy dialektet kryesore të vendit në Gegë në Veri të Shkumbinit dhe në Toskë në Jug të Shkumbinit, shërben edhe si kufi natyror për klasifikimin e tipologjisë së folklorit muzikor. Në veri të lumit Shkumbin lokalizohet zona monodike e të shprehurit muzikor, e shoqëruar kjo me shkallët modale (diatonike apo kromatike) sëbashku me vegla muzikore specifike për këtë zonë, si lahuta dhe çiftelia. Ndërkohë, për trevat që shtrihen në jug të lumit Shkumbin është karakteristik fenomeni i të shprehurit muzikor në iso-polifoni (ang. Poliphonie with burdon) me përdorimin e shkallëve pentatonike si dhe të instrumenteve specifik si gajde dhe bicula (fyell i dyfishtë). Krahas muzikës fshatare pa shoqërim me vegla (a capella), duke nisur nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, lindi dhe u kristalizua muzika popullore qytetare, që në Jug të Shqipërisë takohet kyesisht në qytetet Korçe, Vlorë, Sarandë, Delvinë, Përmet, Leskovik, Pogradec, me formacionin polifonik të Sazeve (të përbërë nga instrumente të importuar si klarineta,violina dhe fizarmonika, si dhe nga vegla popullore karakteristike si lahuta, dajre, fyell), ndërsa në Veri në qytetet Shkodër, Durrës, Elbasan, Kavajë, etj., shoqëruar nga ansamble popullore monodike ose monodi me shoqërim (të përbërë nga vegla të importuara si klarineta, fizarmonika dhe violina, por edhe nga vegla të traditës popullore, si kemanxhia, fyelli, etj).Nisur nga roli i dorës së parë që ka në traditën shqiptare, folklori muzikor studjohet si lëndë e veçantë në shkollat e mesme të përgjithëshme, në ato artistike, si edhe në Akademinë e Arteve të Tiranës, ku formohen edhe etnomuzikologët e ardhëshëm.Regjistrimet e folklorit muzikor shqiptar nisin që prej viteve 1900 e këtej. Përpara viteve 1940 ato janë realizuar pranë shoqërive Odeon, Columbia, Pathé, His master’s voice. Regjistrime më të vona takohen edhe në formën e CD-ve, si CD me muzikë të “Familjes Lela”, prodhuar në Francë më 1992 nga Judigo; dy CD me muzikë toske të “Laver Bariut”, prodhuar përkatësisht në Greqi dhe Angli, etj.Aktivitetet kryesore folklorike shqiptare janë Festivali Folklorik Kombëtar, mbajtur çdo pesë vjet, i cili ka filluar në vitin 1952 në qytetet Lezhë dhe Tiranë, për të vijuar më pas në dy qytetet muze me arkitekturë mesjetare, Gjirokastër dhe Berat; Festivali Kombëtar i Këngës Popullore Qytetet Elbasan;Takimi i Rapsodëve Lahutarë në Lezhë; Takimi i Sazeve në Korcë; Takimi i Grupeve Polifonike
në Vlorë dhe Gjirokastër; Takimi i Grupeve dhe Shoqërive Folklorike (NGO) në Sarandë.Organizatat folklorike kryesore që veprojnë në Shqipëri, të krijuara kryesisht pas viteve 1990 me qëllim mbështetjen e folklorit dhe të traditave popullore në përgjithësi, janë: Elena Gjika – Përmet, Demir Zyko – Skrapar, Shoqëria Folklorike – Gramsh; Grupi Bilbili – Vlorë, Gjirokastër; Shoqata Tirana – Tiranë, Kastrioti – Krujë, etj.Institucioni i vetëm shkencor që merret me studimin e folklorit është Instituti i Kulturës Popullore në Tiranë, i përbërë nga departamenti i etnomuzikologjisë dhe etnokoreologjisë dhe nga departamenti i etnografisë. IKP boton revistën periodike Kultura popullore. Pranë tij gjendet një arkiv shumë i pasur me mbi 60000 ekzemplatë të mbledhur në tërë Shqipërinë.Disa nga librat më të rëndësishme mbi Folklorin Muzikor Shqiptar janë: Gjurmime Folklorike i Ramadan Sokolit (Tiranë, 1981); Polifonia labe i Spiro Shitunit (Tiranë, 1989); Polifonia dyzërëshe e Shqipërisë së Jugut i Beniamin Krutës (Tiranë, 1989); Folklori muzikor shqiptar i Sokol Shupos (Tiranë, 1997); Muzika me saze + CD i Vasil. S. Toles (Tiranë, 1997).
Muzika profesioniste Paraqitet si një ndër traditat më të reja artistike shqiptare . Fillimet e saj i përkasin viteve 1920-1930 të shekullit XX, ndërsa zhvillimet më të rëndësishme periudhës së mbas Luftës II Botërore e këtej. Sidoqoftë, nga të dhënat e deritashme, studjuesi i njohur i traditave muzikore shqiptare, Prof. Ramadan Sokoli, në librin e tij 16 shekuj (Tiranë; Eurorilindja, 1995) argumenton së paku kontributet e dy figurave të shquara shqiptare në artit kishtar mesjetar.I pari prej tyre është Niketë Dardani, i njohur ndryshe si Niketa i Ramesianës, lindur rreth vitit 340 në Ramesianë të Dardanisë. Personalitet poliedrik, teolog, vjershëtor, muzikant, mik i afërt i Aurel Ambrason, N. Dardani emërohet në moshën 26 vjecare Ipeshkëv i Ramesianës. Vepra e tij më e njohur është himni Te Deum Laudamos, i përhapur në Europë më 525, dhe mbi të cilin kanë shkruar muzikë kompozitorë të tillë si G.B.Lulu, G.F.Haendel, J.S.Bach, W.A.Mozart, F.Schubert, G.Verdi, G.Mahler, etj. Muzikanti tjetër, Jan Kukuzeli, i lindur në qytetin bregdetar të Durrësit rreth viteve 1078-1088, njihet si një ndër figurat më të mëdha të kishës bizantine Arsimohet dhe afirmohet në Kostandinopojë, për t’u vendosur më pas në kishën Laura e madhe në malin Athos, ku harton edhe veprën madhore të jetës së tij, shkrimin neo-biznatin. Disa nga krijimet e tij kryesore janë Himnet Aniksandri, Kënga e Kerubinëve, Psalmi 107, Polilei 117, të pasqyruara pothuajse në të gjitha antologjitë e muzikës bizantine.Në periudhën e Rilindjes Kombëtare jeta muzikore shqiptare pasurohet me forma të reja, të cilat i drejtohen mjediseve të gjëra qytetare. Qendra të rëndësishme kulturore e muzikore të kohës janë qyteti i Shkodrës në Veri dhe ai i Korçes në Jug të vendit, ku krijohen formaconet e para orkestrale dhe korale laike. Sidoqoftë, përpjekjet më serioze për krijimin e një arti muzikor profesionist i gjejmë së pari tek kompozitori skan Pader Martin Gjoka (1890-1940), i cili punoi përgjithësisht pranë kishës skane të qytetit të Shkodrës, ku përvec muzikës fetare, kompozoi disa vepra vokale dhe instrumentale, midis të cilave një sinfoni, pjesë korale, pjesë për instrumente të ndryshëm, etj. Ndërkohë, Gjoka shquhet edhe si veprimtar i muzikës, duke formuar e drejtuar formacione të ndryshme instrumentale e vokale.Brezi i parë i kompozitorëve shqiptarë të pas-Luftës II Botërore përbëhet nga një grup muzikantësh, pjesa dërrmuese e të cilëve u formuan në Konservatorin Cajkovski (ang. Tchaîkovski)
të Moskës, ndërsa të të tjerët pranë shkollave perëndimore. Dy veprat kryesore me të cilat themelohet tradita muzikore profesioniste shqiptare janë Sinfonia (1956) e Çeks Zadesë (1927-1997) dhe opera Mrika (1958) e Prenga Jakovës (1917-1969), që të dy kompozitorë me origjinë nga Shkodra, dhe i pari i cilësuar shpesh herë si babai i muzikës profesioniste shqiptare.Gjatë viteve 1950-1990 tradita e re muzikore shqiptare bëri hapa të rëndësishëm përpara, duke ezauruar në një mënyrë apo një tjetër vonesën e gjatë në kohë. Repertori muzikor shqiptar plotësohet me të gjitha format e gjinitë tradicionale, që nga ato të muzikës së dhomës e deri tek ato skenike. Një rol përcaktues për këtë luajti ngritja për të parën herë në Shqipëri e institucioneve të tilla të rëndësishme muzikore, si Filarmonia e Shtetit, Teatri i Operas dhe Baletit, disa orkestra sinfonike dhe ansamble korale në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, si Shkodër, Korçe, Vlorë, Elbasan, Durrës, si dhe krijimi i sistemit të plotë të edukimit muzikor.Zhvillimet muzikore shqiptare të kohës pësuan një rritje të ndjeshme që prej gjysmës së dytë të viteve 1960 me Koncertet e Majit të Tiranës, të cilat u mbajtën në mënyrë periodike nga viti 1967 deri më 1990 duke aktivizuar muzikantë e trupa profesioniste dhe amatore. Përgjithësisht muzika e kësaj periudhe ka një orientim tradicional klasiko-romantik dhe një mbështetje të fortë në folklorin muzikor shqiptar. Përvec Zadesë dhe Jakovës, disa nga figurat kryesore të muzikës shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX janë Tish Daija (1926), Nikolla Zoraqi (1929-1991), Tonin Harapi (1928-1991), Feim Ibrahimi (1935-1997), Shpëtim Kushta (1946), Thoma Gaqi (1948), etj. Në kushtet e izolimit të vendit, muzika shqiptare e kësaj periudhe, ashtu si të gjitha artet në përgjithësi, me përjashtim të përpjekjeve të rastit, e pati të pamundur avancimin drejt zhvillimeve bashkëkohore perëndimore.Mbas viteve 1990 situata muzikore në Shqipëri njohu zhvillime krejtësisht të reja, të cilat synuan integrimin e shpejtë në strukturat artistike europiane. Një rol të rëndësishëm për këtë luajti formimi i shoqatave muzikore, si Shoqata e Muzikës së re Shqiptare (NAM, anëtare e Konferencës Europiane të Muzikës së Re) dhe Shoqata Mbarëshqiptare e Profesionistëve të Muzikës (seksioni shqiptar i ISCM), pranë të cilave është grumbulluar pjesa dërrmuese e kompozitorëve dhe interpretesve të vendit, dhe që aktualisht shërbejnë si tribuna kryesore të krijimtarisë së re muzikore të kompozitorëve shqiptarë.Institucionet muzikore më të rëndësishme në Shqipëri janë Teatri i Operas dhe i Baletit, Anasambli i Këngëve dhe Valleve Popullore (që të dyja në Tiranë), ku janë përqëndruar muzikantët e kërcimtarët më të mirë të vendit. TOB, me seli në sheshin Skënderbej, ka një aktivitet permanent sezonal, ku vendin më të rëdësishëm e zenë shfaqjet e repertorit klasik e romantik; ndërsa AKVP, i përbërë nga grupi i valleve, i korit, orkestrës dhe solistëve, përfaqëson një institucion muzikor profesionist fare specifik, repertori i të cilit mbështetet kryesisht në përpunimin artistik të traditës muzikore e koreografike popullore.Formacionet orkestrale më të rëndësishme të vendit janë Orkestra Sinfonike e Teatrit të Operas dhe Baletit, Orkestra Sinfonike e RTV, Orkestra Sinfonike e Akademisë së Arteve dhe Orkestra e Dhomës e drejtuar nga muzikanti Zhani Ciko kjo e fundit, me një veprimtari të dendur disavjeçare brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe shpesh herë laureate në aktivitete europiane. Ndër dirigjentët kryesorë janë Ermir Krantja, Rifat Teqja, Ferdinand Deda, Bujar Llapi. Repertori koncertal i këtyre formacioneve përfshin muzikë që nga periudha barok e deri në shekullin XX, por në përgjithësi ai anon për nga tradita klasiko-romantike dhe krijimtaria e autorëve shqiptarë.Sistemi i edukimit muzikor në Shqipëri u themelua me hapjen për të parën herë në
vitin 1947 të Shkollës së Mesme Artistike “Jordan Misja”, që me kalimin e kohës u shoqërua me disa shkolla të tjera të llojit në qytetet kryesore të vendit, si Durrës, Shkodër, Elbasan, Korçe, Vlorë, Fier, Gjirokastër, etj. Më 1962 hapet Koservatori Shtetëror i Tiranës, tashmë i përfshirë si një Fakultet më vete në Akademisë e Arteve të Tiranës, ku bëjnë pjesë gjithashtu dhe Fakulteti Dramatik dhe ai i Arteve Figurative. Pranë shkollave të muzikës dhe Akademisë së Arteve ushtrojnë aktivitetin e tyre mësimor dhe koncertal orkestra sinfonike dhe formacione të tjera të muzikës së dhomës sëbashku me koret. Midis këtyre të fundit, një aktivitet intensiv, shpesh herë të vlerësuar me çmime ndërkombëtare, ka Kori i Vajzave të Akademisë së Arteve, me dirigjent Milto Vakon. Po në Tiranë, gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar, nën drejtimin e mjeshtres së korit Suzana Turku, është krijuar edhe kori tjetër i njohur i vendit, Pax Dei.Aktivitetet kryesore të jetës së sotme muzikore shqiptare mbahen kryesisht në Tiranë dhe pjesa dërrmuese e tyre realizohen nëpërmjet veprimtarisë së shoqatave muzikore, përmes të cilave janë afirmuar emra të rinj kompozitorësh, si Aleksandër Peçi, Sokol Shupo, Vasil. S. Tole, Endri Sina, etj., dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre koncertal ansamblet e specilizuara për interpretimin e muzikës së re, SPECTRUM dhe ASMUS. Në vitin 1992 kompozitori Feim Ibrahimi (i cili ishte dhe Presidenti i parë i Këshillit Kombëtar të Muzikës Shqiptare - anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Muzikës pranë UNESCO-s që në 1991), ideoi dhe krijoi festivalin Ditët e Muzikës së Re Shqiptare. Pas vdekjes së kompozitorit NAM është ai që vazhdoi traditën e këtij festivali i cili organizohet në të muajin maj të çdo viti dhe prej vitit 1994 organizon edhe Festivalin e Interpretimit të Muzikës Bashkëkohore “Nikolla Zoraqi”. Me inisiativën e Seksionit shqiptar të ISCM qyteti i Tiranës pret në çdo sezon vjeshte muzikantë dhe artistë të huaj, pjesëmarrës në veprimtarinë komplekse Vjeshta e Tiranës, inaguruar në tetor 1994. Veprimtari të tjera permanente të fushes së interpretimit dhe krijimtarisë muzikore janë Festivali i Romancës Shqiptare (organizuar që nga viti 1994 nga Shoqata muzikore “Tonin Harapi”), Konkurset e pianistëve të rinj (organizuar që nga viti 1993 nga Shoqata EPTA), etj.Qendrat muzikore koncertale janë të shtrira në disa prej qyteteve kryesore të vendit; në Tiranë ndodhen midis të tjerash Salla e Koncerteve e Akademisë së Arteve, ajo e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, Teatri Rubairat, etj; në Shkodër salla e Teatrit Migjeni, në Korçë Salla e Koncerteve e Shtëpisë së Kulturë; në Elbasan salla e Teatrit Skampa; në Durrës, Salla e Koncerteve e Pallatit të Kulturës; etj.
Muzika e lehtë shqiptare Bën pjesë edhe ajo në traditën e re artistike të formuar mbas Luftës II Botërore, pavarësisht disa përpjekjeve të pjesëshme që zënë fill gjatë viteve 1920-1930. Këngëtarët dhe instrumentistët e muzikës së lehtë e zhvillojnë veprimtarinë e tyre kryesisht pranë trupave të Teatrove të Varieteve, pothuajse aktive në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë. Sidoqoftë, Tirana, si qendër kryesore kulturore e vendit, është njëherësh edhe qyteti më i pasur i veprimtarive të muzikës së lehtë. Këtu zhvillohen në mënyrë të rregullt dy aktivitetet kryesore të vitit, Festivali Kombëtar i Këngës në Radio-Televizion (themeluar në vitin 1962) dhe Festivali i Pranverës - ky i fundit destinuar kryesisht për muzikantët e rinj, ndërsa të dy sëbashku, të njohur si aktivitete ekskluzive të Radio-Televizionit Shqiptar.perëndimore.
Veshjet tradicionale shqiptare Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve.
Klasifikimi i përgjithshëm Tipet kryesore të veshjeve popullore shqiptare për burra janë: kostumi me fustanellë, kostumi me këmishë të gjatë e dollamë (cibun), sipër kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona të shkurtra deri te gjuri). Pra, në Shqipëri, burrat kanë mbajtur si veshjet në formën e një fundi të gjerë, ashtu edhe ato në formë pantallonash, por të parat kanë dalë nga përdorimi më herët se të tjerat. Pjesët më të zbukuruara ishin jelekët dhe xhamadanët e kostumit festiv. Burrat shqiptarë mbanin edhe stoli të ndryshme argjendi, si jastekë gjoksi, sumbulla dekorative tek jelekët, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi të gjitha, armët e brezit e të krahut, që ishin gjithnjë të stolisura pasurisht.Për gra, tipet kryesore të veshjeve, ishin: kostumi me xhubletë (një fund në formë këmbane), kostumi më këmishë të gjatë e xhokë shajaku sipër, kostumi me dy futa të vendosura mbi këmishën e gjatë, njëra përpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbështjellëse (një fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).Në veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshës. Për të vegjëlit e të rinjtë, kostumi krahinor mund të ishte më i thjeshtë. Ndryshe nga popuj të tjerë të Ballkanit, në Shqipëri, vajza që kishte arritur moshën e martesës, duhet të vishej thjeshtë e pa stoli, flokët t’i mbulonte mirë me një shami dhe të mos vishte rrobë të kuqe. Kostumi i martesës ishte varianti më i pasur i veshjes së krahinës, si për nuset edhe për dhëndurët. Për nuset, stolitë metalike ishin të pamungueshme, madje, përdoreshin edhe me tepri, sepse këtu, me sa duket, kishte rendësi jo vetëm funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik që u atribuohej. Për nuset, rëndësi të veçantë kishte zbukurimi i kokës. Disa vjet pas martese, veshja fillonte të lehtësohej nga zbukurimet.Në veshjet popullore, shenjat e zisë ishin të pakta, gratë mund të vishnin praptas ndonjë nga pjesët më të zbukuruara të kostumit, psh. xhokën a përparjen.Studimet e deritanishme, kanë treguar se pjesët përbërese të veshjeve tradicionale, nuk kanë të gjitha të njejtën moshë. Ka pjesë, që të kujtojnë veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, të tjera që vijnë si një jehonë e kohës antike, por ka edhe elementë, që mund të lidhen me kulturën ilire. Mund të përmendim kështu analogjitë e verejtura midis linjës popullore dhe “dalmatikës” ilire, apo midis kapuçave, strukave (shalleve), opingave, etj. dhe elementeve respektivë, të përdorur nga ilirët. Falë këtyre elementeve të trashëguar nga kultura ilire dhe ajo e arbërve të mesjetës, gjatë zhvillimit të tyre historik, veshjet popullore kanë arritur të fitojnë një varg tiparesh origjinale, që marrin vlerat e një treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato të popujve të tjerë.
Klasifikimi i veshjeve tradicionale per gra
Veshja me Xhublete E merr kete emer nga nje lloj fundi ne forme kembane te valezuar, i qepur me rripa prej shajaku te vendosur njeri pas tjetrit ne linje horizontale, bashkimi i te cileve realizohet me gajtana te holle prej leshi. Xhubleta shoqerohet edhe me disa pjese te tjera prej shajaku me ngjyre te zeze, si te xhubletes te cilat quhen grykes, mange, dhe krahol. Pjese tjeter eshte edhe brezi i gjere i zbukuruar me rruaza dhe gajtana i cili ne te folmen vendore quhet kerrdhokell. Ne koke mbahej nje shami e bardhe, e leshuar mbi shpatulla. Kembet mbroheshin me kellei shajaku ose me eorape te gjata si dhe me opinga lekure.Veshja me xhubletë në gjysmën e poshtëme ka formën e këmbanës dhe në gjysmën e sipërme ngjan me veshjen e kryqëtarëve, sikundër dhe mjaft simbole të gdhendura mbi këtë kostum, si koka e demit kretan, forma kryqi, svastike, etj janë të njohura si të templarëve. Koleksionistja Dano pohon se misteri i veshjes së zezë, shkëlqen nga të gjitha pikëpamjet, si nga ndërtimi, teknika e endjes, ornamentikës së qëndisjeve, derdhjes së stolive, etj. Misteri i veshjes së zezë është më i madh se dija mbi përmbajtjen e saj.Ne kete veshje bie ne sy forma e xhubletes, krejt e veeante nga edo veshje tjeter, menyra e zbukurimit te pjeseve te saja me motive dhe ngjyra te plota, por shume te zgjedhura; si ngjyra e zeze, eiklamin, vjollce ose blu. Kjo veshje eshte mbajtur ne te gjitha malesite e Alpeve te Shqiperise perfshire edhe pjesen e alpeve ne Malin e Zi. Xhubleta perfaqeson veshjen me te hershme ne Shqiperi dhe ne Ballkan. Ajo sjell mesazhet e qyteterimit ilir ne kulturen popullore shqiptare. Veshja me kemishe te gjate Pjese kryesore e kesaj veshje eshte kemisha e gjate, me menge te gjata, te gjera ose te ngushta. Ne mes ajo shterngohej nga nje brez leshi me ngjyra te ndryshme dhe shoqerohej ne pjesen e perparme nga nje perparse e leshte ose e pambukte me madhesi e zbukurime qe ndryshonin nga njera krahine ne tjetren. Ne stinen e veres, ne pjesen e sipe rme gruaja e veshur me kete kemishe mbante nje jelek, kurse ne dimer siper tij shtohej edhe nje mintan me menge te gjata si dhe nje xhoke prej shajaku. Gjatesia, ngjyra dhe zbukurimi i xhokes ndryshonte veeanerisht nga pozita gjeografike apo zhvillimi i krahinave ku mbahej kjo veshje, duke krijuar keshtu veeori te shumta lokale. Kjo veshje qe e perhapur ne Mirdite, Diber, Mat, Shpat, eermenike, Dumre, Myzeqe, Berat, Koree, Kolonje, Gjirokaster, Sarande. etj. Veshja me dy futa Edhe kjo veshje perbehej nga nje kemishe e gjate, jelekun apo mitanin, brezi disa ngjyresh, porse shoqerohej edhe me dy futa te gjata (perparje), njera e ngjeshur ne pjesen e perparme dhe tjetra pak me e vogel vendosej prapa. Ne kete variant (te gjata) ishin perparjet (futat) qe mbanin grate e Postrripes (Shkoder) ato te fshatrave Baz, Vinjoll, Karrice etj, te rretjhit te Matit. Ne nje variant tjeter futat kishin forme trapezi dhe ajo qe vihej perpara ishte me e madhe dhe quhej paranik, ndersa e pasmja kishte permasa me te vogla dhe quhej mbrapanik. Ky variant ishte i perhapur ne disa fshatra te rrethit te Pukes, ne Malesine e Gjakoves (rrethi Tropoje), ne disa fshatra te rrethit te Hasit, si dhe ne disa fshatra te Rrafshit te Dukagjinit (Kosove). Futat kishin forme katerkendeshi, gjithashtu edhe ne keto krahina ajo qe vihej perpara ishte me e madhe se e pasmja. Si ne variantin e dyte edhe ne te tretin, ato prej leshi pelqeheshin ne ngjyra te erreta (te zeze, kafe ose vishnje).
Veshje me mbeshtjellese Pjese kryesore ne kete tip veshje eshte nje lloj fundi i gjere, me pala te vogla. Nen te vishej nje kemishe e ngushte, kurse ne pjesen e siperme vishej jeleku dhe nje si fanelle me menge te ngushta. Ne fshatrat e krahines se Zadrimes mbahej nje variant mbeshtjellsje palat e se ciles vendoseshin vetem ne pjesen e pasme te trupit. Zakonisht ajo kishte ngjyre te zeze. Ne disa fshatra te Pukes dhe te Malesise se Gjakoves, mbeshjellsa, e cila zakonisht kishte ngjyre vishnje ose te gjelber dhe me rralle ngjyre vjollce, kishte nje pamje mjaft elegante dhe shoqerohej me eorape te leshta te zbukuruar me disa motive disa ngjyreshe.Ndersa varianti i mbajtur ne disa fshatra te krahines se Lumes (Kukes) dhe ai i mbajtur ne Shishtavec (Kukes) shoqerohej me mbathje te gjata, kembezat e te cilave beheshin te gjera dhe prej leshi me ngjyra te ndryshme. Veshja me dimiq Emertimi i ketij tipi percaktohet nga nje lloj pantallonash shume te gjera dhe me ngjyre te zeze. Ne pjesen e siperme te trupit grate e veshura me brekesha vishnin kemishe te shkurter, jelek ose mitan. Ne kembe mbathnin eorape leshi me shume ngjyra. Gjithnje mbi brekesha ne pjesen e perparme vishej edhe nje perparje prej leshi e zbukuruar me kuadrate disa ngjyreshe. Ndersa ne koke mbanin shamia shume ngjyreshe te lidhura nen gushe, pa i palosur ne forme trekendeshi. Ne fakt kjo veshje eshte futur ne perdorim nga fillimi i shek. XX dhe pati perdorim te kufizuar, kryesisht ne disa fshatra te Malesise se Tiranes, ne Martanesh, ne Polis, Berzeshte, Gur i Bardhe etj.Pavarsisht nga percaktimi i zonave ku jane mbajtur keto tipe veshjesh, ka raste ku ne te njejten krahine apo zone jane mbajtur disa tipe, gje qe lidhet me levizjet e popullsise, marrdhëniet e krushqive etj, etj.
Veshjet per burra Veshja me fustanel Edhe kjo veshje burrash kete emertim e merr nga nje lloj fundi i bardhe, i bere me pelhure pambuku dhe me shume rrudha. Nen kete fund mbatheshin te mbathura te gjata, mbi te cilat nga nyje e kembes e deri tek gjuri visheshin kallei prej shajaku. Ne disa raste keto zgjateshin deri ne rreze te kofsheve, prandaj dhe quhen kofshare.Ne pjesen e siperme vishej nje kemishe e shkurtw me menge te gjera, jeleku dhe mengorja (ne menyre te varura pas). Ne bel vinin nje brez te gjere leshi, mbi te dhe nje tjeter prej lekure te zbukuruar mbi te cilin futeshin e vareshin armet e brezit. Ne stinen e ftohte pjese e kesaj veshje ishte edhe flokata e leshit. Ndonse ne koke vihej nje feste e bardhe me nje thumb ne mes. Deri ne fillim te shek. XX kjo veshje eshte mbajtur ne te gjitha trevat shqiptare, qe nga Kosova e deri ne eameri. Me pas ajo u kufizua vetem ne fshatrat e Shqiperise se Jugut.Veshja me kemishe te gjate e dollame (ose cibun)Pjeset me te rendesishme te kesaj veshje per burra jane; kemisha e me ngjyre te bardhe si dhe dollama ose cibuni i gjate prej shajaku. Ne stinen e veres ne vend te dollames vishej nje lloj xhamadani prej shajaku. Nen kemishe visheshin mbathje te gjata te shoqeruara me kelleinje. Dollama apo cibuni paraqitet me disa ndryshime ne zona te ndryshme. Diku ishte e gjate deri mbi gju, diku tjeter deri ne pulpet e kembes. Diku me ngjyre te bardhe dhe e zbukuruar me gajtana te zi, e diku me ngjyre te zeze.
Kjo veshje eshte perdorur ne Mirdite, Mat, ne Diber, ne Malesi te Madhe, ne Koree, Kolonje,Gjirokaster etj. Mbas Luftes II Boterore ky tip veshje u zevendesua me veshjen me tire. Dollama vazhdoi te mbahet si veshje ceremoniale e veshur mbi tire ose perdoret ne raste kuvendesh. Veshja me tirq Elementi me tipik i kesaj veshje jane tirqit te cilet kane formen e pantollonave te ngushta prej shajaku (me te shumten e rasteve te bardhe dhe me rralle te zi ose te murme). Pergjithesishte ato lidhen poshte belit (ne kerdhokell) shoqeruar edhe me nje brez te lesht me vija disangjyreshe. Ne pjesen e siperrme vishej nje kemishe me menge te gjata, jelek pa menge dhe xhamadan me menge te gjata, te dy prej shajaku. Ne stine te ftohta mbi xhamadan vishej edhe nje xhakete me menge te shkurta dhe me jake marinari (prej shajaku me ngjyre te zeze) e quajtur diku xhurdi, diku tjeter kaporane ose herke . Tirqit zakonisht jane mbajtur ne Shqiperine Veriore, ne Kosove dhe ne Shqiperine Verilindore, duke arritur deri ne rrethin e Beratit. Veshja me Brekesha Edhe ne kete tip veshjesh emertimi lidhet me pjesen e poshtme te veshjes, e cila ka formen e pantollonave te gjera, te bera me pelhur leshi ose pambuku te endura ne avlemend shtepiak. Gjithmone ato ishin te gjata deri ne nyjen e kembes si dhe shoqeroheshin me nje brez te gjere leshi me ngjyre te kuqe ne vishnje. Ne pjesen e siperme te trupit vishej kemishe me menge te gjata dhe te ngushta. Ne stinet e ftohta pervee jelekut e xhamadanit prej shajaku, vishej edhe jakucja me xhufka (nje lloj xhakete me menge te shumta). Kjo veshje eshte perdorur ne fshatrat e Zadrimes (ne stine te ngrohta) ne Shqiperin e Mesme dhe disa fshatra te Matit, Martaneshit, Mirdites, Librazhdit, eermenikes etj. Veshje me poture Poturet kane formen e panNdryshe nga veshjet e tjera keto lloj pantollonash kane mjaft ndikim (ne formen e prerjes) nga e njejta veshje e perdorur ne vendet orientale. Ne pjesen e poshtme te ke mbeve (poshte gjurit) visheshin kalce prej shajaku. Ndersa ne pjesen e siperme vishej kemisha me menge te gjata e shoqeruar me nje jelek prej shajaku, i cili mberthehej ne pjesen anesore te gjoksit. Ne stine te ftohte vishej dhe nje xhamadan me menge qe i vareshin ne pjesen e pasme te trupit. Kjo veshje kishte edhe nje pjese tjeter qe dallonte nga krahinat e tjera, eshte pikerisht qeleshja e larte ose takija gjysme sferike.Kjo veshje ka patur perhapje te kufizuar, kryesisht ne Laberi, Mallakaster, Myzeqe etj. Poturet kane zevendesuar veshjen me fustanelle aty nga fundi i shek. XIX Fustanella Veshje popullore burrash ne vise te ndryshme, në JUG dhe VERI. Fustanella ka trajtën e një fundi të gjerë, me shumë kinde (pala) në formë trapezi, të qepura së bashku e të mbledhura me rrudha të dendura tek beli. Copa ishte pëlhure shtëpiake e bardhë prej pambuku e liri. Kostumi me fustanelle përbëhet nga këmisha, fustanella, tirqit/kalcet, brezi, jeleku dhe xhamadani. Luftëtar te ndryshëm kanë veshur edhe fustanelle të murme dhe të zeza.Fustanella është veshje që i përket një kohë shumë të vjetër. Dokumentohet të jetë që nga shek IV - III para erës sonë, në disa gjetje arkeologjike.
Xhubleta Veshje tipike e grave ne Shqiperine Veriore, mbi lumin Drin, Nikaj-Merturi e Rugova, Malesi e Madhe dhe shqiptar te Malit te Zi.Ne zonene nen shodrese deri ne Breg te mates ku malsoret e malsise se madhe rane. Xhubleta eshte nje fund ne trajte kembane, qe vjen i valezuar perfundi, sidomos ne pjesen e mbrapme. Behej nga nje numer i madh copash e rripash te ngushte shajaku, te vene horizontalisht dhe te nderthurrura me breza gajtanesh. Mbahet e varur ne supe me dy rripa te gjere. Ne shek. XVIII, xhubleta behej me shume ngjyra, por ngjyrat qe kane arritur ne ditet e sotme jane: te zeza per grate dhe bardh e zi per vajzat. Pjese te tjera te kostumit me xhublete jane: kraholine, xhoka, kerdhokla, paraniku, kallmat e shputat, etj. Xhubleta eshte me prejardhje te lashte. Paraqet ngjashmeri me veshjen e disa figurinave neolitike te gjetura ne Bosnje, por edhe ne vise te tjera te mesdheut, qe i perkasin mijevjecarit te dyte para eres sone dhe lidhen me qyteterimet e vjetera mesdhetar. XHUBLETA e MALSISE MADHE eshte trashigimi me i qarte i kultures tone Ilirjane ku vetem nepermjet saj ne paraqesim historine e humbur te kombit tone qe malsoret tona e percollen deri ne vitet 1950 -1960, pra e vetmja qe jep identitetin e kombit Shqiptar, nepermjet motiveve, ku emblema më e dukshme per te gjitha eshte shqiponja. Ne misterin e xhubletës jane nje seri simbolesh ku paraqesin lidhjet me fene katolike, besimin te zoti ,dashurine dhee bukurine e femres malsore.Opingat:Pjese perberese e veshjes popullore me tradite te vjeter dhe shtrirje mbare shqiptare. Llojet me te thjeshta beheshin prej nje cope te vetme lekure ne trajte katerkendeshi kenddrejte, buzet e se ciles rudheshin me retra lekure duke u afruar pas kembes e pastaj shtrengoheshin me gjalma prej leshi. Simbas menyres se si qepej maja, si viheshin rripat e gjuheza ose si thurej faqja e siperme e opinges e si zbukurohej ajo, dalloheshin variante te shumta: opinga lope, me retra, me gjuheze, opinga me perkresa, me tufeza, me xhufka, opinga me prroqe etj Deshmite me te hershme arkeologjike per opingat u perkasin shek V-IV para eres sone dhe tregojne se ato kane qene nje element i kultures ilire, dhe dalloheshin qarte nga sandalet e tipit klasik grekoromak dhe me vone nga llaptiet tipike te popujve sllave. Deshmi te mevonshme jane te shek XVI ne disa vepra te Onufrit. Opinga kane qene perhapur gjithashtu tek arbereshet e Greqise dhe te Italise. Guna Veshje dimri, ne forme manteli te gjere prej leshi, me menge dekorative (qe nuk visheshin) dhe me kapuç per koken. Njihej me disa emra: gNë fondet muzeale të Institutit të Kulturës Popullore ruhen një numër i konsiderueshëm kostumesh popullore, dhe jo thjesht si numër, por variante të shumta që përfaqësojnë të gjitha tipet e veshjeve popullore shqiptare. Variante që konsistojnë në veshje ceremoniale, në veshjet e përditshme, në veshjet sipas grupmoshave, në veshje për fëmijë, vajza, për gra të një moshe të kaluar. Po, përsëri nevoja e riprodhimit është domosdoshmëri. Veshjet më të lashta Kostumi më i hershëm, që përcjell një mesazh qindravjeçar është xhubleta, e cila e ka origjinën përgjatë Alpeve dhe kalon deri në malësinë e Malit të Zi. Megjithëse etnografët më të shquar të Shqipërisë kanë bërë studime nga më të ndryshme, për të akoma nuk është arritur në një shpjegim konkret, pse kjo
veshje ka qenë ekzistente vetëm në malësinë e Veriut. Ndërsa elemente të tjera të antikitetit, që përcillen nëpërmjet veshjes popullore, janë këmisha e gjatë, struka (pelerina e gjatë) dhe opingat me majë. Kostumet popullore dhe e ardhmja e tyre "Mbledhja e këtyre kostumeve popullore ka filluar pas Luftës së Dytë Botërore, më saktë në vitin 1947. Për veshjet popullore duhet ruajtur origjinaliteti i tyre, se janë një shprehje e qartë e identitetit shqiptar. Në një festival folklorik, të zhvilluar jashtë shtetit, ne duhet të përfaqësohemi me kostumin tradicional. Edhe bota i ruan dhe i mirëmban shumë. Është një element identiteti. Gjinden forma të ndryshme për organizimin e festivaleve folklorike. Me të vërtetë, një festival i bërë para 30 vjetësh nuk ngjan me një festival të bërë sot, por forma të tilla duhen ruajtur, pasi janë vlera të trashëgimisë kulturore të pakontestueshme të çdo populli. Kostumet kanë rëndësi për procesin studimor. Këtu pasqyrohet edhe historia e zhvillimit ekonomik e kulturor të një vendi, të një krahine e të një fshati. Nëpërmjet një veshjeje ne kuptojmë edhe nivelin e zhvillimit kulturor, si dhe psikologjinë e një vendi. Krahina e Zadrimës ka një kostum femëror në formë kokete dhe të zbuluar, gjë që tregon lirshmëri. Ky kostum në Kukës është ndryshe, i mbyllur deri në fyt. Në një formë, tregon fanatizëm. Të gjitha këto elemente, të marra një nga një, kompletojnë fizionominë .une çile (e dhirte) per barinjte, gune larë ose laroshe, tallagane, tamare etj Te ngjashme nga funksioni dhe nga mateliali, por ne forme pelerine, ishin disa veshje te tjera dimri qe perdoreshin ne zona te ndryshme te vendit si: bërruci e sharku ne Laberi, japanxha e bardhe e burrave ne Kosove, tallagani i grave ne Malesine e Madhe . .
Histori per shqiperin e mesme
Historia e Shqipërisë në të vërtetë nuk përfshin vetëm të dhënat historike të hapësirës gjeografike mbi të cilën gjenden territoret shqiptare por edhe hapësirat e tjera të banuara me shqiptarë e që kanë mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme e që në të kaluarën kanë qenë një tërësi.
Lashtësia Mendohet që rrjedha parahistorike e shqiptarëve të jetë nga një fis i stërlashtë indo-evropian të cilët historiani grek Herodoti i përshkruante me emrin "pellazgë". Shumë njerëz i quajnë shqiptarët pasardhës të drejtpërdrejtë të një fisi të lashtë ilir, me emrin "Albani",ose "Albanët" i cili ishte i vendosur në Shqipërinë e sotme. Disa të tjerë mendojnë se Shqiptarët dhe ilirët janë pasardhës të pellazgëve, që kanë jetuar mijëra vjet para Krishtit. Prania e tyre mund të shikohet shumë mirë në ndërtimin politik në shekullin e 6 p.e.s. Metalpunues dhe luftëtarë të shkëlqyer, ilirët krijuan shumë mbretëri të vogla brenda vendit të tyre, duke luftuar ndërmjet njeri-tjetrit për kohën më të madhe të historisë së tyre. Vetëm gjatë shekullit të 6 p.e.s, të gjitha mbretëritë u bashkuan për të mbrojtur vendin nga fqinjët: nga mbretëria e Molosianëve në veri te Shqipërisë, mbretëria e Maqedonisë dhe nga mbretëria e Pionisë.
Ilirët
Skënderbeu Ilirët, paraardhësit dymijë vjeçarë të kombësisë së sotme me prejardhje gjenetike të grupeve fisnore të familjeve të mëdha shqiptare si në zonat urbane e rurale si dhe nga studimet mbi shumë individë me lidhje gjaku 99% shqiptare, vërtetuar edhe nga studimet e botimet e fundit nga institutet kërkimore shkencore nga Evropa kontinentale, SHBA e Kanada, nga specialistët e huaj dhe shqiptarë të shkencave
antropologjike, gjenetike e arkeologjike, banonin që nga pjesa veri-perëndimore e Detit Adriatik deri nëDetin Jon, si dhe përgjatë kufirit tokësor të Gadishullit Ilirik me Dalmatët, Maqedonasit dhe Grekët.
Shqipëria nën sundimin osman Sulmet e ushtrive osmane për pushtimin e viseve shqiptare nisën në mesin e viteve 80 të shek. XIV. Të udhëhequra nga bejlerbeu i Rumelisë, Timurtash Pasha, në vitin 1385 ushtritë osmane, pasi morën Sofjen, u futën në Shqipëri dhe pushtuan qytetet e Shtipit, të Përlepit, të Manastirit dhe të Kosturit. Në dokumente perëndimore dhe osmane të shek. XIV-XV për qytetet e Shkupit, të Manastirit, të Kosturit, të Janinës etj., si dhe për Fushë-Dardaninë shprehimisht është shënuar se ato ishin "në Shqipëri" apo "në tokat shqiptare".
Arti në Shqipëri Fillimet e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të hershme. Gjurmët e para i përkasin periudhës se neolitit. Nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike, në zona të ndryshme të vendit, janë gjetur qindra e mijëra qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj., që u përkisnin fiseve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejtë të shqiptarëve të sotëm.Prodhimet më të hershme janë të thjeshta, për përdorim praktik, por në to shfaqen edhe vlera artistike si në format zoomorfe të enëve ashtu edhe në dekorim, gdhendjet dhe elemente të tjerë. Nga shekulli i gjashtë deri në shekullin e trete p.e.re në qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike; forma ndërtohet me siluet më elegant dhe pasurohet me elemente plastike. Shumë enë të kësaj periudhe, që ruhen sot në muzetë e Shqipërisë, kanë vlera të mirëfillta artistike dalluese vendase, që nuk i ndeshim në artin e fqinjëve të tjerë po aq të lashtë si helenët.
Gjeagjeza per shqiperin e mesme . Atdheu
Ara ime varri im. LABERI
Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit. KORCE
Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJE
Atdheu mbi të gjitha. VLORE
Ai që lë arën e vet, nget arën e huaj. KORCE
Balta më e ëmbël se mjalta. GJIROKASTER
Çdo komb t'i vërë vetes një vlere, atë i venë dhe të huajt. JUG
Çdo zog kërkon folenë e tij. JUG
Dardha bie nën dardhë. VLORË
Derë e botës s'është strehë e kokës. JUG
Duaje atdhenë si shqiponja folenë. JUG
Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë. KOR
Dy duar për një kokë, koka për atdhenë. KOR
Dheu zhuritet por bari mbin përsëri. JUG
Qeni leh tek stani i tij. GJIROKASTER
Fjala në vend të huej, bahet gur. VERI
Guri i rëndë në vend të vet. PËRMET
Gjeli në pleh të tij këndon më mirë. KORÇË
Gjeli mbret mbi pleh të vet .JUG
Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit. JUG
Gjuha bashkon kombin. JUG
Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORÇË
I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër. JUG
Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj. KOSOVË
Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le. SHKODËR
Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret. KORÇË
Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë. SHKODËR
Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë. BERAT
Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë. MAT
O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti. ÇAMËRI
Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim. VERI
Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë. LABËRI
Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut. KOSOVË
Besë e shqiptarit si purteka e arit. JUG
Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë. JUG
Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan. VERI
Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë. JUG
Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj. JUG
Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then. KOSOVË
Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën. VLORË
Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë. KOSOVË
Shqiptari për mik asht tret e asht fik. KOSOVË
Shqiptari s'ha pulë të ngordhur. JUG
Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë. VLORË
Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për trimëri. SKRAPAR
Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë. TIRANË
Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep. KOSOVË
Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh. JUG
Shqiptari s'e han turpin me bukë. VLORË
Toskë e gegë, pemë nga një degë. GJIROKASTËR
Kush rren shtetin, rren vetin. TROPOJË
Trimi i mire me shoke shume. Kavaje